MALMO  - Mediat suedeze raportojnë se Suedia ka ndryshuar emrat e disa llojeve të zogjve nga frika për racizmin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Suedezët gjatë historisë u kanë dhënë emrat zogjve të cilat, siç pretendojnë mediat e atjeshme, megjithatë mund të jenë fyese për komunitete të caktuara në atë vend.

Kështu një nga llojet e zogjve në Suedi quhen “Zigenarfågel”, që do të dhotë "Zog jevgjit" (në gjuhen angleze Gipsy), ndërsa lloji tjetër është "Neger", që është një emër fyes për personat me ngjyrë.

Disa llojet e zogjve janë të emëruar pas fiseve afrikane gjë që, siç thuhet, do të mund të iniciojë diskutimet mbi racizmin.

Shoqëria ornitologjike e Suedisë njoftoi se është përpiluar një listë e plotë e llojeve të zogjve në Suedi duke theksuar se emrat e disa llojeve të zogjve tashmë janë ndryshuar.

Kështu që zogu "Neger" (në anglisht negro), nga tani do të quhet "Svart" (në anglisht black), që do të thotë "Zog i zi".

Vëzhgimi i zogjve është një aktivitet mjaft i popullarizuar në mesin e qytetarëve të këtij vendi skandinav.



Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)