Për t’u hequr si sundues
bën shërbëtorin e tjetrit

Në këto dy plane mund të vështrohet më mirë së te çdokush tjetër natyra e një njeriu si Bujar Nishani. Më mirë se te çdokush tjetër, edhe për faktin se instikti dhe përvoja e tij – dy gjëra që shpesh kontrollojnë secilin prej nesh – janë të tilla që e shfaqin të plotë figurën e këtij ”shtetari”.

Në fillimet e karrierës së tij si ushtarak - një komandant toge në Shkollën e Bashkuar në Tiranë. Në fillim të viteve ’90 – një kamarier, çka e ndihmoi t’i shërbente me këtë detyrë edhe shefit të atëhershëm të opozitës politike, që shumë shpejt u ul në karriken e presidentit të Republikës.

Pas kësaj periudhe të shkurtër nisi t’i ngjitë më shpejt shkallët e politikës, duke zënë poste të ndryshme, duke shfaqur gjithnjë e më mirë dy cilësitë e kultvuara te ai: para Sali Berishës si shërbëtori i devotshëm, që do t’i shërbente të dukej para të tjerëve si një sundues i patolerueshëm deri në përmasa groteske.

Është humbje kohe që të fillojmë të numërojmë në këto pak rradhë bëmat e tij gjatë qeverisjes së dytë të Berishës, pra bënat e tij si ministër i Punëve të Brendshme dhe si ministër i Drejtësisë, të cilat sidoqoftë qenë sprova të mbresëlënëse për ish Kryeministrin Sali, që kur po i afrohej fundi i qeverisjes së vet arbitrare, të përgjakshme dhe grabitëse, nuk u mendua gjatë që me vota të pjesshme të Kuvendit të Shqipërisë të hipte në postin e lartë të Kryetarit të Shtetit një nga krijimet më të ngjashme të vetes, prerë me kujdes për t’u shprehur ato dy tipare kaq fort të dëshiruara prej tij.

Dy tipare, që akoma më shumë plotësojnë njëri – tjetrin në pikat vluese të këtyre ditëve, që shënojnë edhe prologun e një rilindjeje të vërtetë të shoqësisë shqiptare me nisjen e një reforme të thellë në drejtësi, e cila do të tregojë pa u ndalur dhe pa u shkëputur për asnjë moment drejt epilogut të Berishës dhe kastës vrastare e të korruptuar të tij.      
   
Pikërisht gjatë këtyre ditëve Bujar Nishani shprehu  me vrrullin më të madh ato dy gjëra që kanë kontrolluar pa ndërprerje natyrën e tij. Ishte vendimi i një trupe të përzierë gjykatash Apeli në vendin tonë, së cilës nuk iu mor goja të shqiptonte pas 21 vitesh vendimin për pafajësi të së ashtuquajturës ”Hakmarrja për Drejtësi”, çka e bëri autorin e vërtetë të këtij emërtimi, Sali Berishën, që të fërgëllonte me frikë në zemër për këtë akt ”të pabindurish”.

Dhe, menjëherë i quajti ata të pë pfshirë në një pakt elektoral të Edi Ramës. E tillë dhe po kaq e menjëhershme ishte edhe qëndrimi i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili i nis një shkresë Këshillit të Lartë të Drejtësisë (kryetar i të cilit ende për pak kohë është ai vetë), me urdhërimin që të fillohej një hetim nga Inspektorati i këtij Institucioni ndaj vendimit tronditës për për Berishën dhe shpurën e tij, por edhe ndaj figurës së dy gjyqtarëve të Apelit të Tiranës dhe tre të Apelit të Korçës, të cilët që të pestë ishin caktuar po nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë vitin e kaluar për të shqyrtuar dosjen e tejngjeshur të « Hakmarrja për Drejtësi ” dhe të jepte vendimin mbi ‘të.

 Ndonëse ajo dosje përmbante edhe disa vendime të mëparshme të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, si edhe të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, që vinin në pikëpyetje mbështetjen e dënimeve të pambështetura në prova, ajo që tërheq vëmendjen më shumë në fund të kësaj sage të dhimbshme është reagimi ngativ shpërthyes i Bujar Nishanit.

Sepse dihet që çdo qytetar i vendit dhe çdo politikan mund të bëjë kritika ndaj vendimeve të institucioneve gjyqësore, pavarësisht se këto vendime duhen zbatuar nga çdo organ shtetëror, sikurse edhe nga çdo shtetas.

Por, kurrësesi nuk është e lejueshme të ndërmerren veprime kundërshtuese nga Presidenti i Republikës, për të injoruar kuadrin normal brenda të cilit operohet zakonisht në vendet ku është sanksionuar parimi i mdarjes së pushteteve. Një parim ky i konsideruar si një dogmë e pavënë në pikëpyetje në SHBA, dhe në vende të tjera demokratike e rradhitur në kushtetutat e tyre si një ndër parimet themelore. Ashtu si edhe në Kushtetutën e vendit tonë, neni 7 i së cilës parashikon që: « Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor ”.

Në këtë vështrim, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka krkkesën e vet të fundit një shkelje të rëndë të Kushtetutës, e cila në nenin 94 të saj parashikon që: « Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht në Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të ”. E pra, Presdidentit nuk i është dhënë dhe as i jepet ndonjë në Ligjin Themelor të Shtetit ndonjë tagër për të ndërhyrë aktivisht në cënimin e parimit të ndarjes së pushteteve. 

 Edhe kompetenca për kryesimin e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, që i është njihur Presidentit të Republikës në nenin 147/2 të Kushtetutës nuk e ka veshur atë me fuqi të plota mbi këtë Këshill si organ kolegjial ku ka vetëm 1 votë, aq më pak akoma mbi gjithë pushtetin gjyqësor. Kryesimi i KLD i është dhënë Presidentit më tepër si detyrë administrative, që ka shoqëruar dekretimin prej tij të emërimit dhe shkarkimit të gjyqtarë. Tani, kur me reformë Sistemin e Drejtësisë edhe kjo detyrë i suprimohet Presidentit të Republikës, mbajtësi ende i këtij oosti shkel rëndë Kushtetën për t’u paraqitur edhe si sundimtar i vullnetit të popullit. Qesharake, por e vërtetë!

Pra, kemi të bëjhmë me një veprim që duhet t’i kushtojë Bujar Nishanit shkarkimin e menjëhershëm të tij. Por, meqë tashmë ushtrimi i kësaj mase do të kërkonte 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, ai le t’i përgjërohet fragmentimit të Parlamntit, aq më tepër në prag të përfundimit të mandatit 5 vjeçar të tij në maj të këtij viti dhe kur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri pritet të fillojnë nga fundit i muajit mars, pra sipas parashikimit kushtetues, jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës.   

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
        

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen