Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Devoll, pasi ishte dënuar me 5 vite burg për veprën penale ‘marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur’. Në pranga ka rënë shtetasi Gjergji Begolli, 48 vjeç, banues në njësinë administrative Miras.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 127 datë 27.02.2017, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.

Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 09.11.2013, ku ky shtetas ka kryer veprën e mësipërme me shtetasen e mitur K. Gj., nusen e djalit të tij.

d.c./shqiptarja.com