Përfitojnë kredimarrësit me borxh
në euro, rivlerësohet leku në treg

Këtë vit, leku paraqitet më i fortë në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore të huaja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, në pesëmujorin e parë të këtij viti, kursi i këmbimit të euros ishte mesatarisht 138.3 lekë, nga 140.4 lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dobësimi i euros duket të jetë sidomos rezultat i një oferte të shtuar në muajt e fundit të monedhës europiane, por, edhe i një kërkese më të dobët të tregut për të blerë euro. I dobësuar me rreth dy pikë rezulton edhe dollari amerikan, që për pesë muajt e parë të këtij viti u këmbye mesatarisht me 124.2 lekë, nga 126 lekë që këmbehej një vit më parë. Në rastin e dollarit, kursi përcaktohet më pak nga raporti i brendshëm kërkesë­ofertë dhe më shumë nga lëvizjet e monedhës amerikane kundrejt valutave kryesore në tregjet ndërkombëtare. Janë këto lëvizje që e orientojnë edhe kursin dollar­-lek.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik

Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik