Koleksioni i Ralph Lauren shfaqi veshjet monokrome në vija, printime me lule, kostume me fustane dhe këmisha të kombinuara me kravata.

Në sfilatën e fundit në New York, Ralf Lauren solli me koleksionin e tij anën e ndritshme.

Mantelet e shkëlqyer të përshtatura me ngjyrë neoni e bënin sfilatën të shkëlqente.

java e modes ne nju jork

Ajo që e bëri më vonë koleksionin të flakëronte ishte dhe fotografi Neilson Barnard, i cili duke përdorur një filtër dixhitale solli një pikëpamje alternative të pistës së sfilatës.

Modelet u paraqitën me një stilim të flokëve të tyre të veçantë dhe me një shkëlqim të jashtëzakonshëm në flokët bionde.

java e modes ne nju jork

Java  e modës në New York përfundoi me paraqitjen në skenë të disa modeleve të pranishme me të brendshme nga projektuesi Betsey Johnson.

Dje ishte dita e fundit e New York Fashion Week, ndërsa sot fillon java e modës në Londër.