Përfundon maratona e filmit TIFF
triumfon prodhimi shqiptar "Babai" 

Përfundon maratona e filmit TIFF<br />triumfon prodhimi shqiptar "Babai" 
Tirana International Film Festival ka mbyllur edicionin e 13-të mbrëmjen e 5 nëntorit, një mbrëmje emocionuese e zhvilluar në kinema Millenium, gjatë së cilës u ndanë plot 16 çmime për filmat pjesëmarrës.

Në ceremoni ishin të pranishëm aktorë, regjizorë e skenaristë të filmave pjesëmarrës, drejtori i TIFF Agron Domi, ambasadorë dhe anëtarë të trupit diplomatik, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe studentë të akademisë së arteve e dashamirës të kinematografisë që e kanë ndjekur me kërshëri maratonën 9-ditore të filmit.

Fjalën hyrëse e mbajti drejtori i festivalit, Agron Domi, i cili pasi bëri një pasqyrë të festivalit të filmit, përfitoi nga rasti të falënderonte sponsorat e aktivitetit kinematografik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e konsideroi kinemanë e ditëve të sotme si më të konsoliduarën që ka patur Shqipëria gjatë dekadave të fundit, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe vuri theksin në rëndësinë e infrastukturës fizike dhe shpirtërore, për të cilat Tirana ka nevojë.

Çmimi i madh “Filmi më i mirë” i shkoi filmit shqiptar “Babai”, me skenar dhe regji të Visar Morinës. Filmi u vlerësua maksimalisht edhe nga audienca që e mbështetën me duartokitje e brohorima. “Babai” trajton temën aktuale të emigrimit nën gjykimin e një 10-vjeթari që ndahet nga babai i tij, pasi ky i fundit shkon drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë. Filmi me metrazh të gjatë u vlerësua gjithashtu edhe me çmimin special të medias.

Mjaft i suksesshëm rezultoi dhe filmi grek "Xenia", apo prodhimi rus “The Rooster”. Çmimin e internetit e rrëmbeu filmi "Dreamland" nga Xhulio Joka, rezultat i bashkëpunimit të një grupi gjimnazistësh, që pa kurrfarë buxheti por me pasion dhe vullnet të mirë, sollën në jetë një produkt që u prit mjaft mirë nga publiku. Filmi "Breathe" i Artur Gorishtit rrëmbeu po ashtu disa çmime. 
tiff
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur