Përfundon procesi i inventarizimit
të dosjeve të pronave që nga 1993
Përfundon procesi inventarizimit i dosjeve të pronave që nga 1993 deri në 2014. Gati perpilimi i fatures. Ministri Naco: 395 padi ndaj shtetit shqiptar ne Gjykaten e Strasburgut.
TIRANE- Përfundon procesi inventarizimit i dosjeve të pronave që nga 1993 deri në 2014. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço theksoi dje në Komisionin e Ligjeve se AKKP ka përfunduar procesin e evidentimit dhe regjistrimin e të gjitha informacioneve që përkojnë me dosjet e ish-pronarëve për kthimin dhe kompensimin e pronave që nga vitit 1993 deri më sot. “Ka përfunduar projekti i inventarizimit të të gjitha dosjeve i cili konsiston në nxjerrjen e informacionit në lidhje me vendimmarrjen nga viti 1993 deri më sot për të gjitha dosjet e administruara në Arkivin e AKKP-së.
AKKP ka përfunduar procesin e evidentimit dhe regjistrimit të çdo informacioni të mundshëm dhe të vlefshëm për procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës. Ky proces ka vijuar me hedhjen në formë elektronike të këtyre të dhënave, duke krijuar kështu për herë të parë një data bazë të plotë elektronike për të gjitha dosjet që janë trajtuar me vendime nga ish KKKP, ZRKKP apo AKKP nga viti 1993 deri me sot. Realizuar në masën 70% është hedhja e të dhënave për krijimin e regjistrit të vendimeve të kompensimit nga viti 1993-2013.
Në përfundim të këtij regjistri, nis puna për llogaritjen e faturës së kompensimit për pronarët për periudhën 1993-2013. Në masën 60% ka përfunduar evidentimi i të gjitha dosjeve dhe pretendimeve që vijnë në kuadër të nenit 22 të Ligjit nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” i ndryshuar, dhe është krijuar regjistri elektronik me këto të dhëna”,- theksoi Ministri i Drejtësisë. Krahas kësaj, Naço nxorri edhe të dhënat për vendimet e Gjykatës së Strasburgut për kompensimin e ish-pronarëve.
Sipas Ministrit deri në janar të vitit 2014 kanë qenë 395 padi ndaj shtetit shqiptar ku shumica prej tyre i përkon çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave. “Kërkesa në Strasburg janë rreth 395, pra duke marrë të dhënat e janarit 2014. Në lidhje me çështjet që janë duke u shqyrtuar në Gjykatën e Strasburgut janë 64 raste të komunikuara në janar 2014, që i referohen mosekzekutimit të vendimeve për kompensimin e pronës; 16 raste të komunikuara në shtator 2014 kanë të bëjnë me shkelje të nenit 6/1 dhe 13 të Konventës për të Drejtat e Njeriut për mos ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe dëmshpërblimit të tyre me burgim; 8 çështje janë penale, ku 2 prej tyre janë për procedura të parregullta që lidhen me dhunën në familje, dhe 6 çështje të tjera ku qeveria shqiptare është palë e tretë. Pra kjo është gjendja me vendimet e Gjykatës së Strasburgut”,- tha Ministri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56