Spektakli i kërcimit "Dance With Me" ka përfunduar duke shpallur edhe dyshen e kërcimtarëve më të mirë. Albërie Hadërgjonaj dhe Vesel Kurtishaj kanë triumfuar me 31% të votave, të pasuar nga Roza Lati dhe Stine që u renditën në vend të dytë me 28% të votave, ndërsa në vend të tretë është pozicionuar Ingrit Gjoni dhe Herion Mustafaraj me 25% të votave.
Si në çdo kompeticion tjetër edhe këtë herë opinioni i publikut u nda në dy krahë: ata që mendonin se Albëria dhe Veseli e meritonin fitoren dhe ata që mendonin se kurorëzimi i tyre si fitues ishte i padrejtë (këta të fundit ishin më të shumtë në numër).
Në rrjete sociale kanë vërshyer komentet negative, ndërsa një pjesë e mirë vlerësonin si fitues Irena Kitën dhe Dj Sardin, përfshirë këtu edhe personazhe publike si Aulona Musta apo Dorina Mema.
Në faqen zyrtare të "Dance With Me" dhe n ë profilet respektive të pjesëmarrësve apo kandidatëve për çmimin e parë, komentuesit nuk janë kursyer aspak të japin kritikat e tyre, duke shprehur hapur mosbesimin ndaj të tilla produksioneve, nisur edhe nga rezultati i festivalit "Kënga Magjike".

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com