TIRANE - Në Tiranë kanë përfunduar punimet në  çerdhen  numër 30 në zonën e Laprakës pjesë e njësisë 11.

Në godinën e saj është ndërhyrë për përmirësimin e të gjitha ambienteve,  ka përfunduar sistemi i ngrohjes  me peleta, ndërkohë që  janë shtuar dhe kapacitetet duke rritur kështu edhe numrin e fëmijëve që  do të marrin shërbim.

Në çerdhen numër 30 janë krijuar edhe ambiente argëtimi për fëmijët e grupmoshave të ndryshme, ndërkohë që kryetari i bashkisë Lulëzim Basha i prnishëm në inguarim e saj ka deklaruar se gjatë muajit gusht në këtë zonë do të fillojë dhe rikualifikimi urban.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)