HOLANDË - Studiuesit e Universitetit Wageningen në Holandë janë duke rritur bimë, të cilat kanë të njëjtën përbërje si dheu i gjetur në Mars dhe në Hënë.

Ekipi i hulumtuesve ka mbjellë në disa vazo 14 lloje të ndryshme të bimëve me dheun e marrë nga Marsi nga shkencëtarët e NASA.

Studimi është i lidhur me projektin 'Mars One', projekt i cili synon të dërgojë njerëz në Mars. Por, një gjë është e sigurt; do të jetë e pamundur të mbillen domate në Mars.

Megjithëse një domate mund të rritet në Mars, ajo është e pangrënshme për shkak se përmban shumë mbetje toksike.

Deri më tani, projektit të 'Mars One' i janë bashkuar 200 mijë persona, por nuk është e qartë se çfarë do të hanë.


(v.gj/shqiptarja.com)