Përgjaket Euroliga në basketboll,
vritet tifozi serb, reagon Vuçiç

Përgjaket Euroliga në basketboll,<br />vritet tifozi serb, reagon Vuçiç
Ndeshja e Euroleague në basketboll mes Galatasaray dhe Crvena Zvezda e zhvilluar mbrëmë në Stamboll është njollosur me vdekjen e një tifozi serb, i cili mësohet se është qëlluar me thikë nga tifozët turq.

Konsullata Serbisë ka bërë të ditur se viktima është një 25 vjeçar, ndërsa vetë klubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare vdekjen e tifozit dhe ka ngushëlluar familjen.

Ngjarja ndodhi para nisjes së takimit ku rreth 400 përkrahës të Crvena Zvezda nuk janë lejuar të hyjnë në Pallatin e Sportit duke u përleshur më pas me tifozët turq të cilët ishin pa biletë.

Policia është përpjekur të ndalë dhunën. Konsulli i Serbisë në Stamboll, Zoran Markovic tha për Televizionin Publik Serb se autoritetet turke ishin lajmëruar 2 ditë para ndeshjes për rrezikshmërinë e lartë të kësaj përballje.

Trajneri i Galatasaray, Ergin Ataman i ka quajtur përkrahësit e Crvena Zvezda terroristë në konferencën para takimit. Ndërkohë gjatë ndeshjes tifozët turq kanë shfaqur në tribuna një flamur shqiptar.


flamuri shqiptar



Serbia e “tmerruar” për vrasjen e tifozit në Stamboll

Qeveria e Serbisë sot është shprehur e “tmerruar” për vrasjen e një tifozi të klubit të basketbollit Cervena Zvezda nga Beogradi në Stamboll.

Në reagimin e qeverisë së Serbisë, kryeministri Aleksander Vuçiç, është shprehur i “tmerruar lidhur me vrasjen ” dhe ka kërkuar që autori  në mënyrë urgjente “të gjendet, të arrestohet dhe të dënohet rëndë”.

Ndërkohë kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka shprehur keqardhje për këtë vrasje dhe ka thënë se autoritetet e Turqisë do të bëjnë çdo gjë për ta gjetur autorin e vrasjes.



Redaksia online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë