Përgjimet, Meta: Presim rezultatet
kush ka bërë shkelje do përgjigjet

Përgjimet, Meta: Presim rezultatet<br />kush ka bërë shkelje do përgjigjet
TIRANË - Kreu i Kuvendit ka folur gjatë një interviste në Top Channel lidhur me përgjimet e politikanëve, duke u shprehur se Ne do presim qetësisht rezultatet dhe çdo njeri që ka bërë shkelje do të përgjigjet për to.
 
Të ndalemi tek çështja e përgjimeve. Kur komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së SHISH drejtohet nga Spartak Braho, flitet për përgjime që i janë bërë deputetëve, diplomatëve dhe gazetarëve. A ka bërë SHISH përgjime? A keni ju një qëndrim me këtë çështje, pasi flitet se jeni nga personat më shumë të përgjuar? 
Është kënaqësi për mua nëse jam kaq shumë i kërkuar, por më duhet të mbaj qëndrim institucional për rastin në fjalë. Që do të thotë se duhet të presim përfundimin e punës së këtij komisioni, që nuk ka përfunduar ende. Komisioni ka mbledhur një informacion paraprak që unë e disponoj, por ata janë në përpjekje për ta çuar në fund punën e tyre. Unë mbaj një qëndrim të rezervuar pasi nuk mund të debatoj çështje të tilla në publik. Qeveria dhe kryeministri kanë mjetet për të vepruar.
 
Përtej kësaj, deputetë të mazhorancës kanë mbajtur qëndrime. Këtë herë shohim një heshtje totale të liderëve të saj për një çështje që nëse është e vërtetë, është skandaloze. Nga informacionet paraprake që keni, rezultojnë të përgjuar këto kategori njerëzish, qoftë në mënyrë indirekte?
Nuk mund të tregoj pasazhe nga biseda, pasi nuk i kam patur pasion dhe nuk më tërheqin përgjimet.
 
Është dëgjuar edhe zot Basha të flitet...
Ilir Meta: Nuk e di, nuk kam informacion. Nëse ka pasur përgjime, mbetet një gjurmë që tregon nëse ka qenë veprim i paligjshëm apo tendencioz. Unë nuk kam qenë partizan i çështjeve të shërbimit sekret dhe besoj se kryeministri duhet ta lexojë këtë raport dhe të nxjerrë konkluzionet e tij.
 
Nëse rezulton se këto përgjime janë bërë në shkelje me ligjin, a do të mbajë mazhoranca një qëndrim ndaj krerëve të SHISH? 
Ne do presim qetësisht rezultatet dhe çdo njeri që ka bërë shkelje do të përgjigjet për to.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA