Burime nga krimet e rënda sqaruan për A1Report se në numrin e telefonit të Xhuliano Malos është gjetur dhe nr i Arbjon Alikos. Të njëjtat burime sqaruan se nga analizimi i thirrjeve hyrëse e dalëse në numrin e Arbjon Alikos ka rezultuar se personat që ai ka kontaktuar ndër 11 të pranishmit në grupin e zjarrit kanë qenë dhe tre të arrestuarit mëngjesin e kësaj të shtune Elvis Boci, Dervish Gaba dhe Klodjan Selimi, për të cilët prokuroria kërkon nga gjykata masën e sigurisë arrest me burg.
Po ashtu sqaruan burime nga gjurmimi i qelizave të telefonave të shtetasve të ndaluar e atyre të shpallur në kërkim rezulton se ata kanë qenë në të njëjtin vënd në hyrje të fshatit Lazarat, pasi të 11 numrat e telefonit kanë marrë sinjal nga antena celulare e vendosur në qendër të fshatit nga ku kanë shkëmbyer telefonata dhe mesazhe.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)