Dalin në dritë detaje të reja nga përgjimet e dosjes së drogës ku është përmendur edhe emri i Saimir Tahirit.  Në datë 3 mars 2014 Moisi Habilaj është duke folur në makinë me Sebautin Celaj, teksa po lëviznin me një Fiat Panda në Katania.

Habilaj dhe Çelaj bëjnë llogaritë për situatën financiare, nga ku del se nga italiani Antonio Riel do të marrin akoma 1 milion e 640 mijë euro, ndërsa këtu fillon shpërndarja dhe shqetësimi se pjesa më e madhe shkon për shtetin.

Moisi: Duhet të heqim borxhet që kemi me njerëzit e tjerë

Sabi: 600 mijë euro që kemi nuk mjaftojnë

Moisiu: Për fat të keq jo, se duhet ti japim 200 mijë Renatos

Sabi: Ne na vret, Renato se shuma më e madhe do të shkojë për atë, ndërsa të tjera janë 10 ose 20...(duke nënkuptuar 10 mijë apo 20 mijë euro). Por edhe shteti na rëndon shumë dhe për këtë kemi vendosur një llogari të veçantë

Moisi: Por janë 400 mijë...

Në përgjime ngrihet vetëm shqetësimi për shumën e madhe që duhet ti paguanin shtetit, por nuk flitet me emra se kujt do ti shkonin. 

dy.b/shqiptarja.com