Përgjohen bisedat e Dasho Alikos me
trafikantët, “A1 Report” siguron raportin

Përgjohen bisedat e Dasho Alikos me<br />trafikantët, “A1 Report” siguron raportin
Dashamir Aliko, Kryetari i Komunës së Lazaratit, së bashku banorët e “fshatit të marijinaës” që dyshohen për kultivimin e kanabisit është vënë në përgjim që në datën 25 janar të këtij viti.
 
Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të A1Report pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke siguruar edhe raportet e organinit të akuzës për të akuzuarit.
 
Të martën Policia e Shtetit raportoi se kishte nisur procedimi penal ndaj Alikos për vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë, organizim dhe drejtim i organizatave kriminale, moskallëzim krimi, përkrahje e autorit të krimit dhe forma të veçanta të bashkëpunimit.
 
Prova më e fortë e policisë dhe e prokuorisë janë përgjimet telefonike dhe ambjentale, të cilat sipas burimeve përbëjnë dyshime të arsyesshme për dokumentimin e 5 akuzave, nga të cilat kryetari I Komunës së Lazaratit rrezikon deri në 25 vite burg.
 
Sipas raportit që disponon A1Report, baza ligjore për nisjen e hetimeve dhe vendosjen e të dyshuarve në përgjim kanë qenë monitorimet nga ajri të zonës rreth Gjirokastrës në periudhën Qershor-Gusht 2013.
 
Fillimisht janë vendosur përgjime 40-ditore dhe aty ku hetuesit kanë gjetur dyshime të arsyeshme është lejuar zgjatja e afatit të përgjimeve.
 
E njëjta gjë ka ndodhur edhe për numrin e telefonit të Emiljano Alikos, i cili është një ndër të pandehurit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për kultivim kanabisi dhe të shtëtant me armë ndaj policisë, së bashku me Razip Mahmutajn, i njohur I si Gate.
 
Në raportet që disponon A1Report zbardhen edhe veprimet e policisë gjatë operacionit të nisur në orët e para të 15 qershorit, me detyrën e parë marrjen nën kontroll të rrugës Lazarat-Derviçan.
 
Në raportin e Prokurorisë thuhet se në datën 15 qershor grupet e armatosura kanë hapur zjarr të dendur drejt forcave të policisë nga zona e stallave të Gate Mahmutajt duke i zbrapsur forcat e policisë, të cilat vetëm të nesërmen në 16 qershor kanë mundur të hyjnë tek zona e stallave duke shtyrë personat që qëllonin me armë më në brendësi të fshatit.
 

kerkesa dasho aliko
kerkesa dasho aliko
(Në foto: Raportet e prokurorisë që janë paraqitur në gjykaten e krimeve të rënda)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës