TIRANE - Sipas raportit fiskal për vitin 2011, të përgatitur nga Ministria e Financave, shitjet e shtëpive dhe apartamenteve në vend janë ulur në masën 49.3 për qind, krahasuar me shitjet e vitit 2010. Kjo del nga rënia e ndjeshme e sasisë totale të taksës për një transaksion të tillë, që llogaritet në 10 për qind të vlerës së shitjes.
Në total, nga 10.9 miliardë lekë, që ishin parashikuar të hynin në buxhet nga taksat mbi pasurinë e patundshme, kanë hyrë në arkën e shtetit vetëm 1.9 miliardë lekë. Këtu përfshihen taksa mbi shitjen e të patundshmeve, taksa mbi pronësinë në tokë bujqësore dhe taksa e pronësisë mbi një banesë. Pra, të ardhurat në këtë drejtim kanë rënë gati 6 herë brenda një viti.
Ndërkohë, “ngërçi” në sektorin e banesave dëshmohet edhe nga raporti vjetor i Shoqatës së Bankave, sipas të cilit kredia për blerje pasurish të paluajtshme gjatë vitit 2011 u rrit me vetëm 0.4%.
Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë ecurinë e ngadaltë të kreditimit të individëve në segmentin më të rëndësishëm, atë të blerjes së pronave. Rritja e kredisë vetëm pak mbi nivelin e stanjacionit mbështet konkluzionet se blerësit shqiptarë janë të druajtur dhe të tërhequr për të kryer shpenzime në vlera të mëdha, përfshirë këtu edhe investiminin më të rëndësishëm, atë në banesa. (shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com