Përjashtimet nga PS gjatë kohës
"Rama", në 10 vjet 11 deputetë

Përjashtimet nga PS gjatë kohës<br />"Rama", në 10 vjet 11 deputetë
TIRANE - Përjashtimi i deputetit Tom Doshi nga radhët e Partisë Socialiste si dhe deklaratat e tij të forta tronditën opinionin publik por edhe jetën politike në vend. Por përpos deklaratave, përjashtimi i Doshit nga radhët e socialistëve gjatë kryesimit të kësaj force politike nga Kryeministri Rama, nuk është i pari. Në 10 vitet e kryesimit të PS, Rama ka përjashtuar nga radhët e selisë rozë 11 deputetë, ku vetëm njëri prej tyre është rikthyer, dhe ai është Paulin Sterkaj.

Kryeministri Rama mori drejtimin e Partisë Socialiste në vjeshtën e vitit 2005, duke zëvendësuar në këtë post ish-liderin Fatos Nano, dhe në një kohë kur kjo forcë politike kishte dalë në opozitë si rezultat i zgjedhjeve të po atij viti.

Përjashtimet e para nga PS nën drejtimin e Ramës, do të ndodhin në vitin 2007, ku në një mbledhje të grupit parlamentar do të largohen nga selia rozë Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Bukurosh Stafa, Hamit Kosta, Taulant Dedja dhe Durim Hushi. Kjo për shkak se këta deputetë, duke kundërshtuar vendimin e PS, votuan pro zgjedhjes President të Bamir Topit.

Por katër vjet më vonë, në vitin 2011, në grupin e këtyre deputetëve të larguar, vetëm Paulin Sterkaj do të rikthehej sërish në radhët e PS. Për të pritur përjashtimet e radhës, duhet të vijë viti 2013, pak përpara zgjedhjeve të përgjithshme ku në mbledhjen e grupit të PS, u propozuan largimet e Kastriot Islamit, Asllan Dogjanit dhe Gjovalin Kadelit, pasi këta duke shkelur sërish vendimin e partisë, votuan ligjet me shumicë të cilësuar.

Një ditë përpara nisjes së fushatës zgjedhore, do të vinte radha e përjashtimit të Arben Malaj, ku u hodhën dyshime në media, se kjo erdhi për shkak të mendimeve të tij kundër ndaj kryesocialistit Rama.

Për të ardhur më pas në mbledhjen e 2 shkurtit, dhe përjashtimin e Tom Doshit, pas akuzave dhe deklaratave të tij të forta kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
 
Ja kush janë deputetët e përjashtuar nga PS gjatë kryesimit të Edi Ramës:
Paulin Sterkaj (i rikthyer)
Durim Lamaj
Hamit Kosta
Durim Hushi
Taulant Dedja
Bukurosh Stafa
Kastriot Islami
Asllan Dogjani
Gjovalin Kadeli
Arben Malaj
Tom Doshi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI