Përjashtimi i Doshit, Peza
kundër Blushit: Nuk ishin shokë!

Përjashtimi i Doshit, Peza<br />kundër Blushit: Nuk ishin shokë!
TIRANE - Një ditë pas vendimit të grupit socialist që përjashtoi deputetin Tom Doshi , ligjvënësit e majtë kanë shprehur qëndrimet e tyre. Deputeti Peza ka hedhur poshtë deklaratat e kolegut Ben Blushi se Rama dhe Doshi kanë qenë miq të ngushtë . Për deputetët qëndrimi i Doshit ishte i pritshëm pas gjithë akuzve që artikuloi  ditë më parë.

Reagimet e deputetëve për mikrofonin e A1 Report
 
Dashamir Peza: Si qytetar i Shqipërisë nuk shikoj asnjë evidencë që të më shtyjë të mendoj që ka një veprim i cili kërkon një hetim të thelluar, kjo është ta politizosh problemin për qëllime të mirëfillta politike dhe kur them politike në kuptimin e avantazhit politik ndaj kundërshtarëve. Aty ka pas një debat që unë mendoj se është një nga debatet më të shëndetshme dhe me transparente , ka qenë në televizion pothuajse gjithë debati qoftë nga njëra palë po ashtu dhe nga pala tjetër, unë personalisht nga pikëpamja etike mendoj që gjërat kanë shkuar aq larg saqë ajo që ndodhi dje ishte një rrjedhim i logjikshëm i ngjarjeve dhe nuk mendoj se ka këtu vend për të hyrë,  në këto detajet u zbatua kjo pika e statutit apo jo. Jo unë nuk jam as me zotin Blushi as kundër zotit Blushi, individët shprehin pikëpamjet e tyre, unë mendoj që ajo që ndodhi mbas ishte një diskutim që në gjykimin tim ishte i panevojshëm sepse ishte rënë dakord që për të diskutuar dhe për të thelluar në mënyrë institucionale çdo shqetësim apo preokupim do lihej njëherë tjetër pastaj pati një reagim që unë mendoj se ishte i panevojshëm. Unë kam 20 vjet që e kam shok Edi Ramën po nuk kam pas ndonjë shoqëri të veçantë me Tom Doshin dhe nuk kam qenë kaq shpesh, domethënë jeta e ka ndarë që me Ramën kemi ndenjur shumë po me Tomën mund të them që mund të kem ndenjur pesë herë gjashtë herë, nuk më duket që kanë qenë kaq shumë shokë, kanë qenë bashkëpunëtorë po, Toma ka pas një rol shumë të rëndësishëm elektoral në zonën e Shkodrës dhe ka qenë një bashkëpunëtor padiskutim i kryeministrit dhe një nga anëtarët e grupit parlamentar.
 
dashamir peza

Rakip Suli:
Unë nuk do thoja që ne e përjashtuam, po u vetëpërjashtua dhe u lirua nga akuzat që hodhi për të qenë i lirë për të bërë ato që ai pretendon. Mendojmë që gjëja më e mirë që bëri PS ishte që e lanë të lirë që ai të nxjerri në pah ato problematika që ka vetë, unë do thoja që nuk ka lidhje fare me partinë. Ishte diçka personale e tij që nuk ka lidhje me Partinë Socialiste.

rakip suli

Armando Sulbashi:
Besoj se arsyet janë të qarta , u thanë dje kështu që nuk ka nevojë për komente të mëtejshme.

Po përsa i përket reagimit të SHBA?
Besoj që është e drejta e tyre, është qëndrim që padyshim ata duhet ta kenë mbajtur mbi bazën e informacioneve që mund të kenë.

Reagimi i Tom Doshit ishte një reagim që pritej?
Nisur nga ajo që ndodhi javës që shkoi besoj që dhe qëndrimi i djeshëm ishte në atë vazhdë kështu që nuk kishte ndonjë surprize për neve. Edhe ato që kam dëgjuar sot nëpër gazeta ky votoi kundër ai votoi kundër nuk qëndrojnë sepse vendimi ka qenë unanim.

armando subashi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron