TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, ish-ministri i Financave Ridvan Bode nuk ka qenë shumë dakord me propozimet e kryetarit demokrat Lulzim Basha, për zgjedhjet brenda partisë. “Mirë është që të tilla kufizime të vijnë përmes organeve dhe jo përmes individëve. Jo vetëm nga kryetari pavarësisht se ka vetëm një mandat”, ka thënë Bode gjatë emisionit Prizëm të gazetarit Aleksandër Furrxhi.
Por sipas Bodes, “rrethanat janë të tilla që më shumë u përdor udhëzimi i kryetarit sesa vendimi i forumeve të tjera që edhe mund të ishin mbledhur”.
Furxhi: Ju nuk patët ndonjë rezervë apo dikush tjetër në kryesinë e partisë në lidhje më këtë udhëzim të kryetarit Basha?
Bode: Pavarësisht se gjithësecili mund të ketë rezervat e tij personale lidhur me një kriter apo të themi procedurë, por në fund të fundit në qoftë se, ato janë në funksion të shëndoshjes së përgjithshme të gjendjes, mendoj që kanë justifikimin brenda. Edhe po të ishte vendim kryesie do të ishte i njëjti mospranim apo i njëjti reflektim nga ata që preken drejtpërdrejt. Mirë është që të tilla kufizime të vijnë përmes organeve dhe jo përmes individëve. Jo vetëm nga kryetari pavarësisht se ka vetëm një mandat. Por rrethanat janë të tilla që më shumë u përdor udhëzimi i kryetarit sesa vendimi i forumeve të tjera që edhe mund të ishin mbledhur.
Furxhi: Mendoni se ekonomia e vendit është më e dobët se në muajin shtator apo nuk mund të bëhet krahasimi?
Bode: Vetë trendi i statistikave të publikuar gjatë kësaj periudhe flasin për një vijim të përkeqësimit të situatës ekonomike. Politikat e ndërmarra nga ana e qeverisë nuk reflektuan nevojën publike dhe shoqërore për t’u gjetur në anën e rritjes ekonomike, në rritjen e punësimit mundësisht në rritjen e mirëqënies së të ardhurave të individëve, por vepruan në anën e kundërt.
Furxhi: Standard and Poor vlerësoi se ekonomia e Shqipërisë është më e besueshme se disa muaj më parë.
Bode: Jo është e kundërta. Në muajin tetor Standard dhe Moodys ulën vlerësimin e Shqipërisë dhe thanë në rënie. Më vonë ruajtën të njëjtën vlerësim të ulur por nga trendi rënës në trendin stabël. Me marrëveshjen me FMN japin garanci më shumë investitorëve. Në krahasim me muajin prill kur u bë vlerësimi i fundit i vitit 2013 nën qeverisjen që ishim ne, sigurisht që vlerësimi është një shkallë më i ulët.
Furxhi: Pasardhësi juaj ka thënë që do ju padis penalisht për fshehje të borxhit. Cili është komenti juaj?
Bode: Pasardhësi im është një denociator i pandreqëshëm. Ju e dini që ai kudo ku ka qenë është marrë me denoncime. I kam thënë në mënyrë publike që nëse gjen ndonjë gjë që ish ministri ka shkelur ligjin dhe rregullat e shtetit, drejtoju organeve dhe unë do ti përgjigjem përmes organeve. E vërteta është që gjithë kjo është një lojë. Se ku mund të fshihen borxhet e di vetëm Rama dhe Cani. Janë të gjitha lojëra për të hequr nga kurrizi i tyre detyrimin për të vepruar shpejt në rregullimin e situatës
Marrë me shkurtime nga emisioni Prizëm
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com