Përkujdesja intime,
higjiena është primare

Përkujdesja intime,<br />higjiena është primare
TIRANE- Femrat shpesh bisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe këshillat për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe për përdorimin e grimit. Por shumë rrallë temë e bisedës është rëndësia e higjienës intime. Mirëmbajtja e higjienës në zonën intime është shumë me rëndësi te femrat sepse lejon të shmangin problemet e pakëndshme dhe ndonjëherë të rrezikshme shëndetësore që mund të paraqiten. Një higjienë e mirë intime mund të ruhet edhe me gjeste shumë të thjeshta. Fillimisht duhet ta dini që vagina është një lloj “vetë pastruesi”. Kur flasim për higjienën intime flasim edhe për florën vaginale. Por çfarë është në të vërtetë ajo? Flora vaginale është ekosistemi që ne duhet të mbrojmë. Kjo florë është një bashkësi bakteriesh mbrojtëse. Kur gjithçka shkon mirë, këto bakterie jetojnë në harmoni. Më i rëndësishmi ndër ta është ai që quhet laktobacil. Ai ka aftësinë të sekretojë disa substanca si peroksidi i hidrogjenit dhe acidi laktik të cilat na mbrojnë nga infeksionet e ndryshme. Në të vërtetë këto dy substanca ndalojnë shumimin e baktereve patogjenë. Janë pikërisht ato që ndërtojnë një mur për të na mbrojtur nga infeksionet si dhe bëjnë të mundur ruajtjen e sasisë normale të aciditetit. Nëse për arsye të ndryshme (siç mund të jetë marrja e antibiotikëve) ky bakter shkatërrohet, bakteriet e tjera vaginale shumohen dhe lindin infeksionet. Gjatë verës, të nxehtit i rrit mundësinë e zhvillimit të infeksioneve të ndryshme në trup. Si rrjedhim është shumë e rëndësishme të kemi një higjienë të mirë të pjesëve intime. Aparati gjenital femëror ka në vetvete mekanizma mbrojtës fiziologjikë që kooperojnë për ta mbrojtur atë nga dyndja dhe shumimi i mikroorganizmave jashtëzakonisht patogjenë, si dhe për të mbajtur ekuilibrin delikat. Aciditeti vaginal (zakonisht tregohet nga një vlerë e pH) përbën mbrojtjen më të rëndësishme: përveç ruajtjes së paprekshmërisë dhe elasticitetit të mukozës, të mbron edhe nga infeksionet e jashtme. Aciditeti vaginal garantohet nga Laktobacillus Acidophilus, i quajtur ndeyshe bacili i Döderlein për nder të gjinekologut gjerman, i cili është i pranishëm në vaginë dhe që bën të gjithë acidifikimin e zonës. Një tjetër mekanizëm mbrojtës përfaqësohet nga struktura anatomike “e mbyllur” e aparatit gjenital femëror, e cila zëvendëson një lloj barriere mekanike. Gjatë një terapie me medikamente ose gjatë momenteve të ndryshme të jetës, kur jeni në moshën e pubertetit, në menopauzë ose gjatë një periudhe stresuese, ekuilibri delikat i florës bakteriale vaginale mund të ndryshojë duke shkaktuar inflamacion. Inflamacionet e aparatit gjenital femëror të tipit bakterial, alergjik, irritues ose traumatik, janë të zakonshme. Në të gjithë këto raste një higjienë intime e mirë është jashtëzakonisht e rëndësishme, edhe pse jo gjithmonë, kjo mund ta zgjidhë problemin.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza