Në Teatrin Kombëtar është zhvilluar një aktivitet me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit Kolë Jakova. TK ka organizuar një mbrëmje artistike për shkrimtarin dhe dramaturgjinë e tij. Aktiviteti me titullin “Të kujtojmë së bashku Kolë Jakovën” është një homazh për jetën dhe veprën e shkrimtarit, Kolë Jakova.
Shkrimtarë, artistë, personalitete të artit dhe kulturës me moderimin e aktores Erjona Kakeli sollën kujtimet dhe vlerësimet për 100-vjetorin e shkrimtarit të mirënjohur shqiptar. Në këtë aktivitet morrën pjesë artistë të mirënjohur të kinematografisë dhe teatrit shqiptar si Tinka Kurti dhe Roza Anagnosti të cilat kanë rrëfyer për publikun ekperiencën e tyre mbi veprat e Kolë Jakovës.
Profesori dhe kritiku, Josif Papagjoni ka referuar mbi veprën e tij, ndërsa aktorët e mirënjohur të Teatrit Kombëtar, Sokol Angjeli, Neritan Liçaj etj kanë interpretuar krijimtari nga Kolë Jakova. Aktiviteti u mbyll me filmin dokumentar mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit Kolë Jakova.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com