Me muzikë dhe vargje nga këngët e Pavlos Fyssas, por edhe me parrulla antifashiste, dhjetra miq të këngëtarit u vra nga anëtarë të Agimit të Artë, kanë zhvilluar një marshim antifashist në kujtim të tij.

Rreth 4000 veta u mblodhën te vendi ku para një viti u vra Fyssas nga anëtari i partisë neonaziste Jorgos Rupakias. Gjatë marshimit u shënua tension kur persona të panjohur hodhën tri bomba molotov dhe gurë kundër forcave të policisë.

Këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe 500 vetët që nisën incidentet u shpërndanë.

Policia ka shoqëruar 50 persona. Ende nuk është bërë bilanci i dëmeve në dyqanet e zonës, ndërsa forcat policiore vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri.

Veprimtaritë përkujtimore do të vazhdojnë të premten në mbrëmje me një koncert në sheshin Sintagma, ku do të marrin pjesë më shumë se 30 muzikantë të njohur.

Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)