Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Selanik të Greqisë, mes shqiptarëve dhe grekëve. Mediat fqinje raportojnë se nga përplasja ka humbur jetën një 22-vjeçar grek.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar nëntë të rinj, përfshirë grekët, shqiptarët dhe emigrantë të tjerë, si dhe janë sekuestruar thika, fishekzjarre, e sende të tjera.

Ndërkohë, bëhet e ditur se janë konfrontuar mes tyre dy grupe të rinjsh, të cilët mendohet se nuk njiheshin.

d.c./shqiptarja.com