Një përleshje masive ka ndodhur dje në mëngjes ku janë përfshirë dhjetë persona në Lugano dhe ka përfunduar me katër të plagosur me armë të ftohta.
/Shqiptarja.com
Gjatë përleshjes të përgjakshme në një lokal të Luganos, një burrë ka plagosur shumë persona me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes të premtes dhe të shtunës, ndërsa agresori ka ikur në drejtim të paditur. Motivet nuk bëhen të ditura.
Mes të plagosurve janë tre shqiptarë, tre italianë mes moshave 23 deri 27 vjeç dhe një 22 vjeçar zviceran. Njëri është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa tjerët kishin plagosje në dorë dhe këmbë. Asnjëri nuk është në rrezik për jetën, thanë nga policia e Tesinit, shkruan Albinfo.
dy.b/shqiptarja.com







