Një azilkërkues shqiptar 26 vjeçar ka humbur jetën gjatë një përleshje me thika në Pulheim të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Rreth orës 20:40, dy banorë panë një person të plagosur në rrugë, thirrën urgjencën, por pa sukses për të shpëtuar jetën e tij.

Raportohet se shqiptari është përleshur me një azilkërkues tjetër. Sherri mes tyre është përshkallëzuar duke sjellë edhe përdorimin e armëve të ftohta dhe vdekjen e 26 vjeçarit shqiptar. Policia e Këlnit ka ngritur një procedurë shqyrtimi për vrasjen në fjalë. Deri në orët e vona të ditës së djeshme, vrasësi ishte ende në kërkim.