Skenat e dhunës në futboll spostohen nga Shqipëria në Kosovë. Derbi i kampionatit të futbollit kosovar mes Trepçes dhe Prishtinës është ndërprerë në minutën e 21, pasi tifozët e ekipit vendas, “Torcida” janë futur në fushë duke sulmuar tifozët nga Prishtina, të njohur si “Plisat”.

Sulmi ndaj tifo grupit prishtinas ka bërë që organizatorët të vendosin ndërprerjen e sfidës. Policia e Kosovës ka ndërhyrë duke tentuar që të vendosë rendin dhe garantojë sigurinë në tribunën dhe pjesët e tjera të stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, por miqtë nga Prishtina nuk kanë pranuar që të zbresin në fushë duke deklaruar se nuk ndihen të sigurt. Pas incidenteve Federata Kosovare e Futbollit pritet që të marrë masa drastike për autorët e dhunës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO