Të paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur në përleshjet mes trupave qeveritare libaneze dhe trupave ushtarake islamike në qytetin e Benghazit. 

Mediat e huaja raportojnë se sulmi erdhi pas goditjes së trupave ushtarake në qendër të qytetit dhe shprehen se milicitë që kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit, janë përgjegjës për dhunën më të rëndë të ushtruar në Libi që prej vitit 2011-të pas kryengritjes që rrëzoi Kolonelin Muammar Gaddaf. 

Vetëm një ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë evakuar ambasadën në kryeqytetin Tripoli, ashtu si dhe Kombet e Bashkuara dhe Turqia që kanë tërhequr stafin e tyre diplomatik. 

Kohët e fundit grupet rivale kanë intensifikuar përplasjet në qytetin e Tripolit dhe forcat qeveritare Libaneze të mbetura pa një ushtri, kanë humbur kontrollin mbi grupet militante që kontrollojnë vendin prej dy vitesh.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)