EGJIPT - Trupat egjiptianë janë mobilizuar në Suez, ndërkohë presidenti Mohamed Mursi ka bërë thirrje për qetësi pasi të paktën shtatë njerëz kanë vdekur në protestat e 25 janarit, që shënuan vitin e dytë të kryengritjes së Egjiptit.
Protestat janë përshkallëzuar me dhune mes protestuesve dhe policisë nga të cilat kanë mbetur të vrarë gjashtë njerëz në Suez dhe një në Ismailia.
Gjithashtu këto protesta të organizuara nga opozita kishin në shënjestër edhe Mohamed Moursi pasi sipas tyre ai ka tradhtuar revolucionin që përmbysi ish-presidentin Hosni Mubarak.
Por presidenti Mursi ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës si të padrejtë dhe ka bërë thirrje për një dialog kombëtar duke u kërkuar kundërshtarëve tij, që të përmbahen nga dhuna.
Në një mesazh në Twitter, ai u bëri thirrje egjiptianëve "të mbështesin vlerat e revolucionit dhe të shprehin mendimet hapur dhe në mënyrë paqësore".
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com