LEZHE- Kanë përfituar tokë në Shëngjin në bazë të ligjit 7501, por ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave u ka njohur të drejtën ish-pronarëve për këtë sipërfaqe toke.
Zyra Përmbarimore e Lezhës ka ekzekutuar sot një vendim për t’i kthyer ish-pronarit sipërfaqen prej 1 mijë metra katror në hyrje të qytetit të Shëngjinit, ndërkohë që Ramiz Malaj deklaron se disponon certifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke, dhe se vendimi i marrë nga Zyra Përmbarimore nuk është i bazuar në ligj.
Ai ka prezantuar dokumentet që e bëjnë atë pronar legjitim të kësaj sipërfaqe toke, ndërsa ka shtuar se para se të veprojë vendimi i Zyrës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave duhet shfuqizuar ligji 7501.
Përfaqësuesit e Zyrës Përmbarimore të Lezhës kanë bërë të ditur jashtë kamarës së veprimi i tyre është i bazuar në vendimet e Gjykatës së Lartë, ndërsa kanë shtuar se për tokat në bregdet nuk mund të zbatohet ligji 7501.
Ata kanë shkuar më tej duke shtuar se ish-pronari i ka lejuar familjes që ka përfituar këtë sipërfaqe toke që të disponojë banesën e tij, dhe se pretendimet e tij nuk janë të qëndrueshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com