Përmbyten disa fshatra nga reshjet
Vushtrria në gjendje emergjence

Përmbyten disa fshatra nga reshjet<br />Vushtrria në gjendje emergjence
PRISHTINE - Reshje të pandërprera të shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Vushtrrisë. Si pasojë e këtyre shirave, niveli i lumenjve dhe përronjve është rrit në masë të madhe.
 
Nga zyrtarët komunal të emergjencave, bëhet e ditur se reshjet akoma janë duke vazhduar dhe niveli i ujërave po rritet shumë, ku si pasojë e kësaj gjendje, Komuna e Vushtrrisë ka shpall gjendjen e gatishmërisë emergjente.
 
Bëhet e ditur se në disa vende, përmbytjet kanë përfshirë oborret dhe bodrumet e disa shtëpive. Në disa lagje në qytet dhe në fshatrat Stanoc, Pestovë dhe Samadrexhë, janë bërë evakuime të banorëve nga vërshimet të cilat kanë përfshirë këto pjesë.
 
Pjesët e Vushtrrisë të cilat janë përfshirë nga uji i shirave, janë: Stanoci i poshtëm, Pestova, Maxhunaj, Dumnica e Llugës, Dumnica e poshtme, Cecelia, Samadrexha, Studimja dhe Sllatina. Për pasojë në fshatrat Stanoc, Pestovë dhe Samadrexhë janë bërë evakuime të banorëve nga vërshimet të cilat kanë përfshirë këto pjesë, raporton portali Veriu.info.
 
Ndërsa, në fshatin Gumnishtë është evidentuar edhe një rrëshqitje dheu, por pa pasoja në njerëz. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Vushtrrisë është mobilizuar dhe po e përcjellë gjendjen, ku vazhdimisht po ndërmerr masa parandaluese, bëjnë të ditur zyrtarët komunal.
 
Deri më tani në terren komuna ka ndërhyrë me dy eskavator në hapjen e kanaleve, të cilat e kishin bllokuar qarkullimin e ujërave në Maxhunaj, Pestovë dhe në lumin Tërstena në qytet, afër ambulantes së vjetër.

Marrë nga KosovaPress

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike