ARGJENTINE - Të paktën 35 humbën jetën pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuar nga rrebeshet e shiut në lindje të La Plata në Argjentinë.

Rrugët e qytetit La Plata rreth 52 kilometra në veri të kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires u mbushën me ujë ku regjistruan brenda dy orëve 4 metra reshje shiu.

Shumë prej banorëve kanë pritur mbi çatitë e shtëpive të tyre në pritje, që të shpëtohen nga forcat e shërbimit të emergjencës.

Presidentja e vendit Cristina Fernandez ka vizituar qytetin duke thënë se do të jepet sa më shpejt e mundur ndihma e duhur për personat e prekur nga përmbytjet.

Kryqi i Kuq ka hapur tendat në rrugë duke ofruar ndihmë për njerëzit në nevojë ndërsa roja bregdetare po ndihmon njerëzit me barka shpëtimi në zonat e përmbytura.

Qyteti ndodhet ende në gjendje emergjence, ku të gjitha institucionet dhe shkollat janë mbyllur.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)