Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar pse u përmbyt Qendra Tregtare "City Park" në Vorë dy javë më parë. Kreu i qeverisë tha se ndërtimet në atë zonë janë bërë mbi kolektor dhe lejet janë dhënë nga ata të cilët kanë lejuar edhe ndërtimet pranë lumenjve.  

"Kudo na del dora juaj, edhe te City Park na del dora juaj. Përmbytja e City Park erdhi sepse në atë zonë është ndërtuar mbi kolektor. Dhe lejet e ndërtimi i kanë dhënë ata që i kanë dhënë gjithmonë. Përmbytja te "City Park" nuk është dëm i shkaktuar nga furia e tërbimit të natyrës, por nga njeriu. Patjetër që ne do të ndërhyjmë për ta rivendosur në vend infrastrukturën në atë zonë. Nuk janë hapur rezervuare. Këtë informacion e keni nga gazani dixhital i Saliut, që është kazani më i madh. Aty ku do ndërhyjmë nuk do përsëriten përmbytje"

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com