Përmbytjet, Basha në Fier: Ndihmat
po jepen me mik, shteti memec!

Përmbytjet, Basha në Fier: Ndihmat<br />po jepen me mik, shteti memec!
FIER - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka lënë pas dore familjet e prekura nga përmbytjet, duke u shprehur se edhe ato pak ndihma që kanë ardhur në drejtm të tyre kanë ardhur me mik.
 
Përmes postimeve në rrjetet sociale, gjatë inspektimit të zonave të përmbytura në Fier, Basha shprehet se nga takimet e tij me banorët e zonave, ka marrë mjaft ankensa në lidhje me masat e marra të qeverisë, dhe shpërndarjes së ndihmave.
 
Sipas Bashës shteti nuk po vepron sio duhet me të gjithë banorët, duke favorizuar një pjesë, madje shton se në disa zona nuk është shpërndarë asnjë ndihmë.
 
“Ne Shtyllas te Fierit ku jane permbytur teresisht 500 hektare toke dhe ushqimi per mbi 4 mije krere bageti. Askush nga shteti nuk eshte dukur akoma. Asnje ndihme nuk eshte shperndare. Banoret ankohen se po diskriminohen ne frymen e persekutimit te dikurshem. Nje ngarkese me ushqim per bagetite e nisur me ndihmen e degeve te PD Kavaje dhe Durres do te mberrije sot. Por kjo eshte e pamjaftueshme. Ku eshte shteti? Qindra banore te Bocoves jane mbledhur te revoltuar para qendres se shperndarjes ne Qarr. Nuk kane marre asnje ndihme, "as nje fije bar" sic thane disa prej tyre. Ndihmat sipas tyre ndahen naten dhe sipas preferencave. " Pse keshtu? Permbytja nuk na ndau, qeveria na ndan ne te nenes e te njerkes. Taksat i paguajme te gjithe njelloj. Ndihmat i marrin vetem disa". Askush nuk ju pergjigjet. Magazina ne Qarr eshte e mbyllur, shteti eshte memec. Ne Rrethfik uji mban te rrethuar dhjetera familje dhe ka prishur te gjithe bazen ushqimore per bagetine. Banoret jane ne gjendje te deshperuar. Edhe ketu ankohen per braktisje dhe diskriminim. Ato pak ndihma qe erdhen para 5 ditesh u ndane me mik. Shumica mbeti pa marre asgje.” shkruan Basha

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë