Përmbytjet, Basha: Qeveria nuk 
ekziston, është si agjenci argëtimi

Përmbytjet, Basha: Qeveria nuk <br />ekziston, është si agjenci argëtimi
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar sërish me akuzat ndaj qeverisë se nuk shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të mos dëmshpërblyer të përmbyturit në jug të Shqipërisë.

Pas mbledhjes së grupit, Basha në një dalje për mediat i kushtoi vetëm pak vëmendje shpërthimeve me tritol të ndodhura në Tiranë dhe që si objektiv kishin familjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe një oficer policie.  

“Zona të tëra janë si ishull. Asnjëri prej atyre njerëzve nuk e di se si do të jetë e nesërmja, jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Kur ndodhin gjëma të tilla qeveria nuk bën punën e saj. Dhe në ditën e 10 të përmbytjeve përgjigjja nuk po vjen, qeveria nuk ekziston, as dhe për rendin e sigurinë. Siç e dëshmon dhe shpërthimet e tritolit. Ku ta kërkojmë qeverinë kur nuk është në krah të qytetarëve. E gjejmë në ekrane e facebook, si agjenci argëtimi, për të prodhuar shfaqjen e përditshme. Duan të shesin një mall që nuk vlen. Kjo qeveri nuk na duhet, nuk është zgjidhja e problemeve”, deklaroi Basha. Fjala e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha

Kreu i opozitës tha se të gjitha fondet e qeverisë duhet të jenë për qytetarët. Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme vetëm për inat të opozitës. Basha tha se kryeministri po abuzon me funksionet shtetërore.

“Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës, e t’iu jap qytetarëve atë që iu takon. Është një popull që i kërkon kryeministrit të zgjohet. Është një popull që i kërkon qeverisë të bëjë atë për të cilën paguhet. Fondet e qeverisë duhet të jenë për qytetarët, ata e krijojnë buxhetin, qeveria duhet të jetë administratore. I kemi bërë thirrje mbështetësve tanë të japin ndihma. Rama nuk kishte plan për përmbytjet. Nuk shpalli dhe nuk shpall emergjencën për inat të opozitës. Vazhdon të privojë mijëra banorë nga shpallja e gjendjes së emergjencës dhe nga ndihmat e BE”, deklaroi Basha.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë