Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për përmbytjet në Maqedoni duke u shprehur se bilanci tragjik ka tronditur dhe hidhëruar opinionin.
“Përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura mes të cilëve shumë shqiptare kanë tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik.
Ngushëllimet e mija më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë cdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta”thotë ai.
Kreu i opozitës shqiptare i bën thirrje qeverisë së drejtuar nga Rama që të ndihmojë familjet e goditura në Maqedoni.
“Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithcka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverisë shqiptare të bëjë të njëjtën” mbyllet reagimi i Bashës.
Nga përmbytjet në Shkup kanë mbetur deri tani 22 viktima sipas Ministrisë së Brendshme, ndërsa bilanci mund të shkojmë mbi 30, pasi disa janë shpallur të humbur nga mbrëmja e djeshme.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com