Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kreu i PD Basha i cilëson “shfaqje” dhe “fjalë” deklaratat e Ramës që sipas tij nuk përmirësojnë situatën e krijuar nga përmbytjet.
Basha i bën thirrje shefit të qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës si dhe të caktojë buxhetin në ndihmë të të përmbyturve, teksa i rikujton atij se në raste të ngjashme në Bosnje dhe Serbi, qeveria shqiptare dhuroi 200 mijë euro.
“Leri shfaqjet me "faza" dhe "plane" që si ke bërë akoma. Shpall emergjencën dhe cakto buxhetin në ndihmë të të përmbyturve. Për përmbytjet në Serbi dhe Bosnjë çele 200 mijë euro me vendim qeverie, për Fierin dhe Vlorën vetëm fjalë, shfaqje dhe rrëmujë.” shprehet Basha në statusin e tij në Facebook
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)