Përmbytjet, Basha: Zgjohuni e bëni
detyrën për të cilën ju paguajmë

Përmbytjet, Basha: Zgjohuni e bëni<br />detyrën për të cilën ju paguajmë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish qeverinë se nuk po bën asgjë për familjet e përmbytura. Në një status në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se në jug të vendit vazhdon drama e familjeve të përmbytura. Kreu i PD ka kërkuar sërish të shpallet emergjenca kombëtare. Basha i kërkon qeverisë të bëjë punën për të cilën është zgjedhur.


Statusi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha
Vazhdon drama e dhjetra mijë familjeve në jug të vendit - burra, gra dhe fëmijë në mëshirë të fatit. Dëshpërimi i tyre është deshperimi yne, fatkeqësia e tyre është fatkeqësia jone. Ka një solidarizim të fortë kombetar që na nderon por edhe nje reagim të dobet qeveritar. Me shpërfillje nuk shpallet emergjenca kombetare që do e ngrinte ndihmen shteterore në nivelin më të lartë. Me shperfillje nuk dedikohet asnje fond i posacëm dhe nuk realizohet asnjë plan konkret. Cfarë presin? Gënjejnë nga një ditë në tjetrën, presin të hapet koha dhe me arrogancën tipike t'u thotë njerëzve të ngrohen ne diell. Për këtë specie politike, njeriu i thjeshtë nuk ekziston. Një fshatar i deshperuar kërkoi ndihme në Vlorë për familjen e tij por u trajtua prej kryeministrit me përbuzje, se ishte jashtë skenarit të propagandës qeveritare. Arrogancë, cinizëm dhe papërgjegjshmeri totale.Gjithçka është lënë në dorë të vullnetarizmit. Solidariteti njerëzor është i rëndësishëm por nuk zgjidhet kriza me ndihma. Përmbytjet mund të zgjasin, njerëzit kanë nevoje të ushqehen cdo ditë. Gjëja e gjallë gjithashtu. Nuk bëhet pa ndërhyrje të fuqishme të qeverisë. Ne vend te vihet ne krye të punëve, kryeministri bën ndërmjetësin dhe fton biznesmenet të paguajne. Kjo nuk është punë qeverie, por OJQ-je. Qeveria ka fonde, ligj, plane ndërhyrjeje të fuqishme në rast fatkeqësish natyrore. Ku janë paratë e taksave te rritura? Cfarë pret që t'i alokoje menjëherë për të permbyturit? Nëse buxheti i shtetit nuk është për njerezit në nevoje, për kë janë parate tona? Na flasin për shtet të fortë kur na rrjepin lekurën dhe na marrin paratë, por zhduken kur duhet të paguajnë. Na flasin për obligime por nuk shlyejne asnjë detyrim. Zgjohuni dhe bëni detyrën për të cilën ju paguajmë. Qeverisja nuk është arrogancë dhe përcmim ndaj të pamundurit por netë pa gjume në dobi të qytetarëve, një shtet në këmbë në ndihmë të të goditurve nga fati.


Redaksia Online
​(g.f/Shqiptarja.com)


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë