Deputeti demokrat, Luan Baçi, ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të shtetit në fshatrat e Fierit të përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit. sipas deputetit Baçi, në njësinë Frakull, veçanërisht në fshatrat Darzezë dhe Ferras, nga përmbytjet janë shkaktuar dëme të mëdha.
Ai thekson se me dhjetëra banesa janë dëmtuar nga niveli i konsiderueshëm i ujit, janë përmbytur ferma, ku si pasojë janë dëmtuar me dhjetëra hektarë të mbjella me produkte bujqësore. Në takim me fermerët dhe banorët e fshatrave, ata i kërkuan deputetit Baçi që të rifillojë sa më parë furnizimi me energji elektrike dhe ujë, për të pasur kushte bazike të jetesës.
/Shqiptarja.com

Baçi theksoi që në këto zona të izoluara nga uji, pas kalimit të emergjencës, nisja e riparimit të dëmeve, është një domosdoshmëri primare. Ndër të tjera, ai kërkoi që Ministria e Shëndetësisë si masë emergjente, të ngrejë shërbime të lëvizshme mjekësore të domosdoshme për fëmijët dhe të moshuarit.
d.c./shqiptarja.com