Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër është mbledhur sot, ku analizoi për situatën e krijuar në territorin e bashkisë Shkodër si dhe njoftimin e IGjEUM-it ,i cili paralajmëron se kaskada e Drinit do vazhdojë të ketë rritje të niveleve të ujit dhe rritje të hartës së përmbytjeve. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës.
Sipas IGJEUM-it gjatë ditëve në vijim do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve të ujit. Gjithashtu pritet një zgjerim i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës.
Pra pritet një rritje e ndjeshme e nivelit të prurjeve në këtë zonë .
Nisur nga këto analiza KECQ( Komiteti i emergjencave) vendosi në këtë mbledhje të njoftojë të gjithë komunitetin e zonave të NJA të Bashkisë Shkodër , Vau u Dejës, Guri i Zi, Bërdicë, Bushat, Ana e Malit, Dajç, Velipojë, si dhe të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet në këto territore që të kenë kujdes dhe të marrin masat e duhura nga paralajmërimi i IGJEUM-it.
a.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com