Përmbytjet, Kreu i PD falënderon
sipërmarrësit për ndihmën e dhënë

Përmbytjet, Kreu i PD falënderon<br />sipërmarrësit për ndihmën e dhënë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falënderuar sipërmarrësit shqiptarë për ndihmën që po japin për të përmbyturit në këto ditë të vështira. Basha bëri me dije se sipërmarrësit lushnjarë, në bashkëpunim me degën e PD-së Lushnjë, bënë të mundur ngarkesën e parë të ushqimit për bagëti.

“Ndihma në ushqime, ujë të pijshëm, çizme dhe ilaçe u shpërndanë në disa familje të përmbytura. Nesër Lidhja Demokratike e Gruas në bashkëpunim me Forumin Rinor të PD-së dhe sipërmarrës nga Tirana do dërgojnë mbi 100 krevatë portativë në Fier dhe Vlorë. Ftojmë këdo që ka mundësi të solidarizohet me banorët, të japë kontributin e vet për normalizimin e jetës. Solidariteti në ditë të vështira është virtyti fisnik i shqiptarit”, shkruan kreu i PD në rrjetin social facebook.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë