Përmbytjet, Kryqi i Kuq ndihma në
vlerën e 245 mijë frangave zvicerane

Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe po mbështesin apelin e bërë nga Kryqi i Kuq Shqiptar për të ndihmuar 2000 familje (8 000) të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit të shkaktuara nga reshjet e fundit që preken Shqipërinë Jugore dhe Jug – Perëndimore.

Shuma e përgjithshme në mbështetje të apelit është 247 000 Franga Zvicerane.

Operacioni i ndihmës i KKSH shtrihet në rrethin e Fierit, të Vlorës, të Beratit, të Elbasanit, të Gjirokastrës, ku çdo familje në nevojë merr ndihma me ushqimet baze për rreth një muaj. Sot ndihmat do të shpërndahen për banorët e prekur nga përmbytjet në Urë Vajgurore të rrethit Berat dhe në Ferras të rrethit të Fierit.

Përcaktimi i përfituesve të kësaj liste do të realizohet me shtabet e emergjencës të pushtetit vendor, të ngritura në rrethet dhe komunat e prekura. I gjithë operacioni i ndihmës do të menaxhohet nga strukturat e KKSH në qendër dhe në degë, bazuar në rrjetin e vullnetarëve të trajnuar dhe me eksperiencë nën monitorimin e vazhdueshëm bashkëpunues të FNKK.

Kryqi i Kuq Shqiptar ka qenë prezentë që ditën e parë të përmbytjeve pranë më nevojtarëve, duke qenë ndër të parët që ka filluar shpërndarjen e ndihmave në komunat më të prekura në rrethet Fier, Vlorë, Berat mbështetur nga publiku i gjerë, donatorët vendas dhe të huaj. Kështu në tri ditët e fundit janë shpërndarë ndihma në Darëzez për 115 familje, në Novoselë për 60 familje, në Hoxharë për 25 familje.
 

Marrë nga//ATSH

Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve

Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve