Përmbytjet e fundit të ndodhura në zonën jugore të vendit ka bërë që shumë familje të largohen nga shtëpitë e tyre. Të tilla janë edhe dy familje nga zona e Darzezës dhe Ferrasit në Fier, ku si pasojë e prezencës së ujit në banesat e tyre ata vijojnë të qëndrojnë në konviktin e shkollës bujqësore.

Familjen Aliaj, babë e birë janë të shtrirë në krevat pasi të dy janë të sëmur mendor, ndërkohë që shtëpia e tyre është e shembur nga përmbytjet.

 “Në konvikt erdhëm se na ra shtëpia e na sollën këtu. Na thanë ikni se është e pabanueshme”, tregon Syria Aliaj .

Jam me babanë këtu sepse shtëpia është e pabanueshme. Ju lutem na ndihmoni sepse unë jam i sëmurë me kemp. Ato para nuk na dalin as për të ngrënë bukë”, thotë i biri i Syria Aliaj, Floren Aliaj.

Nga ana tjetër është edhe familja Kalaja e cila përbëhet prej 7 anëtarësh, ata do të qëndrojë akoma në konvikt pasi në banesën e tyre është e pamundur të jetohet. Ndërkohë që edhe kjo familje ka një nga anëtarët të sëmur depresiv.

 “Jetojmë ende këtu sepse nuk ikim dot pa rënë niveli i ujit. Rrimë këtu me të keq”, u shpreh Lena Kalaja.

Dua të largohem nga konvikti, por nuk iki dot sepse ka shumë ujë. Dua të vizitohem sepse jam i sëmura, por nuk kam ku të shkoj. Marrë ilaçe për depresion dhe për zemrën”, thotë Minella Kalaja

Në konviktin e shkollën bujqësore Rakip Kryeziu, ishin rreth 23 familje të cilat ka qëndruar për një periudhë 4 ditore. Ndërsa dy familjet që kanë mbetur nuk kanë se ku të kthehen. Ndërkohë që të dyja këto familje apelojnë për ndihmë.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com