Gjendja në Jug të vendit është qetësuar pas dy ditëve përmbytje në Fier, Vlorë dhe në Sarandë. Kryeministri Edi Rama shkruan se lumi Seman tashmë është i tërhequr në shtratin e tij. Sipas kreut të qeverisë faza e emergjencave kaloi duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë.

Lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë. Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara”.

Nga reshjet në Jug u përmbytën shumë banesa dhe shumë familje u evakuuan, ndërsa tashmë vëmendja është përqendruar në Veri, pasi reshjet e dëborës ka sjellë disa bllokime. 

dy.b/shqiptarja.com