Bashkia e Tiranës dhe qeveria janë përplasur sërish, kësaj here pas përmbytjeve në kryeqytet. Shirat e rrëmbyeshëm të mbrëmjes të së martës kanë shkaktuar probleme të mëdha në Tiranë, duke bllokuar jo ventëm rrugët kryesore, por edhe shtepi, biznese, shkolla dhe kopshte.
Bashkia e kryeqytetit ka mbledhur shtabin e emergjencave, për përcaktimin e masave që duhen marrë për të gjitha minibashkitë dhe policinë bashkiake.
Shkak për përmbytjet sipas Bashkisë së Tiranës është qeveria shqiptare, e cila ka bllokuar fondet e bashkisë. Zëvendës kryetari i Bashkisë, Eno Bozdo inspektoi të gjitha zonat më problematike në Tiranë.
“Më duhet të them se Bashkia e Tiranës ka tashmë një projekt të cilin ia ka dorëzuar që para dy vitesh qeverisë shqiptare, për rikuperimin e të gjithë shtratit të Lanës dhe urës së Shkozës. Është lidhur kontrata vitin e kaluar me Autoritetin Rrugor, pra janë fonde të alokuara të qeverisë por për fat të keq financimi ka stopuar. Kjo është arsyeja që sot ne ndodhemi në këtë situatë sot. I kërkoj qeverisë të hapë menjëherë financimin, në mënyrë që përmbytje të tilla që për fat të keq, për ndryshimet klimaterike do ndodhin gjithnjë e më shpesh në Tiranë të mos verifikohen më”, deklaroi Bozdo.
Ndër zonat më problematike, janë shfaqur ato zona që preken nga lumi i Lanës dhe dalja nga shtrati i tij, ku mund të përmendim, Shkozën, Rruga e Elbasanit, Pallatin me Shigjeta dhe Kombinatin. Shumë shtëpi dhe biznese janë mbushur me ujë dhe për këtë kanë pasur edhe mungesë të energjisë elektrike.
Por nuk ka ngelur pa u prekur nga rreshjet e shiut edhe disa shkolla dhe kopështe në kryeqytet. Në shumë shkolla ka pikuar çatia, janë përmbytur oborret dhe palestrat e shkollave, deri edhe në rastet ku janë bllokuar tualetet dhe ujrat e zeza kanë hyrë brenda në shkollë, çka ka bërë të pamundur zhvillimin normal të një ore mësimi.
Gjylameti: Basha merret me protestën, harron qytetarët
Për Partinë Socialiste faji i përmbytjeve në kryeqytet është i Bashkisë. Deputetja socialiste Blerina Gjylameti tha se kryetari i Bashkisë po merret me protestën e PD dhe harron qytetarët.
Deklarata e plotë e deputetes, Blerina Gjylameti
Nuk e dimë se ku është Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Dimë vetëm që mbrëmë Tirana u përmbyt, si asnjëherë më parë. Por Kryetari i Bashkisë mungonte. Bashkia mungonte. U mjaftuan me një deklarate ku kërkonin ndihmën e qeverisë dhe thonin se po monitoronin situatën. A thua se nuk e shikonte i madh e i vogël se çfarë përmasash kish marrë përmbytja.
Sot Kryetari i Bashkisë u shfaq në Durrës, por në Bashki thonë se ai është në Bruksel duke u marrë me protestat e SHQUP-it.
Pak rendësi ka nëse Basha është në Bruksel duke u marrë me SHQUP-in, e ndoshta xhirimet e Durrësit të shpërndara me kaseta janë të disa ditëve më parë.
E rëndësishme është që qytetarët e Tiranës prej më shumë se një viti nuk kanë më Kryetar. E tashmë ish Kryetari i Bashkisë as nuk bën sikur është në krye të detyrës. Thjesht e ka braktisur detyrën dhe kjo i duket normale.
Protestat le ti bëjë. Milionat për spote që tentojnë të mbledhin njerëz në protestë a thua se i fton për koncert, le t'i harxhojë, por të paktën të kthejë kokën e të shohë se ç’bëhet me Tiranën. Që mbrëmë u përmbyt e sot u zgjua me ujin deri në gju.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO