Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për zonën e Nartës, e përmbytur. Në një kohferencë për shtyp nga kjo parti politike bëhet thirrje për marrjen e masave që situata të mos dalë nga kontrolli.
“Thirrem ketë Konference për shtyp, për të përcjellë shqetësimin e banorëve dhe njëkohësisht edhe tonin, për situatën e krijuar nga përmbytja në fshatin Nartë, të Komunës Qendër në Vlorë. 4 portat qe lidhin lagunën e Nartës me Selevecin te cilat ishin të hapura dhe sapo janë mbyllur kanë shkaktuar përmbytje masive artificiale dhe laguna është e tej mbushur. Kërkojmë vëmendjen e strukturave shtetërore ne nivel lokal dhe qendror për monitorimin sistematik të situatës për evitimin e përkeqësimit të mëtejshëm të saj dhe daljes nga kontrolli.Në të nijetin kohë kërkohet edhe marrja e masave te menjëhershme për eliminimin e pasojave dhe normalizimin e kushteve për jetën e qytetarëve dhe komunitetit”, deklaroi zëdhënsja e kësaj partie.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com