Përmbytjet në Serbi, 50 vullnetarë
nga Peja të gatshëm për të ndihmua

Përmbytjet në Serbi, 50 vullnetarë<br />nga Peja të gatshëm për të ndihmua
Komuna e Pejës ka ofruar 50 vullnetare për shpëtimin e njerëzve në komunat e goditura nga përmbytjet në Serbi, ku ka arritur në 5 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve më të mëdha në dekadat e fundit. Lajmi raportohet nga e përditshmja Koha Ditore, sipas së cilës vendimi është marrë nga komuna e Pejës e cila thekson në deklaratë se nuk disponon kushtet financiare për të ndihmuar, por se dhjetëra vetë kanë shprehur dëshirën për të kontribuar në mënyrë vullnetare në Serbi.

Ndërkaq kryeministri serb Aleksandar Vuçiç vizitoi sot komunën e Beogradit Obrenovac ku tha se e gjithë zona do të duhet të evakuohet për shkak të situatës së rëndë. Obrenovac është aktualisht zona më e goditur nga përmbytjet në Serbi pas shirave të rrëmbyeshme të kësaj jave. “Situata është katastrofike dhe do të përkeqësohet”-tha Vuçiç para gazetarëve pasi vizitoi zonën me një varkë.
2500 vetë janë evakuuar nga Obrenovac deri më tani ndërsa mijëra të tjerë janë ende në rrezik. Sipas mediave serbe, më shumë se 90 % e qytetit është mbuluar nga uji i cili në disa zona arrin deri në 5 metra lartësi.

Ndërkohë Bashkimi Europian ka aktivizuar mekanizmin e tij të mbrojtjes civile pasi Serbia dhe Bosnja kërkuan ndihma për shkak të përmbytjeve masive. Vendimi është njoftuar nga Komisioni Europian këtë të premte, ku theksohet se disa vende si Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Bullgaria kanë ofruar asistencën e tyre.
Një ditë më parë qeveria serbe shpalli gjendjen e emergjencës dhe i kërkoi asistencë BE-së dhe Rusisë. Kjo e fundit u përgjigj menjëherë duke dërguar një ekip prej 60 anëtarësh.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike