SHKODER-- Qeveria vijon të fshehë sipërfaqen e përmbytur në Shkodër. Pushteti vendor me shifrat që jep tregon se situata është më e rëndë se ajo që deklaron qeveria shqiptare. Ministria e Brendshme në një deklaratë për mediat deklaron se në Shkodër të shtunën situata është përmirësuar ndjeshëm dhe se gjithsej janë vetëm 2 mijë ha tokë bujqësore nën ujë. Nga deklaratë e Ministrisë së Brendshme niveli i ujit ka rënë rreth 40 cm dhe uji është tërhequr në pjesën më të madhe të sipërfaqes së përmbytur
Nga ana tjetër, shefi i Emergjencave Civile në Shkodër, Pëllumb Dani në një konferencë për shtyp thotë se nën ujë janë gjithsej 3200 ha tokë nën ujë në gjithë qarkun, pra rreth 1200 ha tokë më shumë seç deklaron qeveria.
EMERGJENCAT CIVILE: JANE 3500 HA NEN UJE
Përmbytjet në zonën e Nënshkodrës dhe 3.500 hektarët e deklaruar nga emergjencat civile në qarkun e Shkodrës përbëjnë një fatkeqësi për banorët e saj.
Dëmi i shkaktuar ekonomisë së kësaj zone është shumë i madh për faktin se ajo përfaqëson një sipërfaqe prej 5% të sasisë së përgjithshme të Shkodrës apo e thënë ndryshe 30% të tokës së saj bujqësore. Sipas banorëvë tashmë ato po përballen me mungesën e ushqimit për blegtorinë pasi një pjesa më e madhe e fushave të Trushit gjenden nën ujë.
Gjate mbrëmjes të së premtes ka patur rritje të nivelit të ujit të liqenit të Shkodrës deri në kuotat maksimale çka ka përkeqësuar situatën në lagjet periferike të Shkodrës si Tophane, Ajasem, Bahcallëk si dhe në Komunën e Ana e Malit, Berdice dhe Dajç.
Një pasqyrë e plotë e Situatës së Përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës është bërë nga Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Qarkut Shkodër Pëllumb Dani sipas të cilit Rruga për në Obot si dhe rruga lidh komunën e Dajcit me pjesët e tjera të rrethit të Shkodrës vijon të jetë e bllokuar nga prezenca e ujit deri ne 40 cm e ujit ne keto akse.
Kështu në komunën Ana e Malit janë 1400 ha toke të mbytura dhe 161 banesa me prezencë uji në fshatin Obot, pasi në fshatin Oblikë janë 10 banesa të përmbytura në ujë dhe 30 në Muriqan. Ndërkaq në komunën Dajç janë 1000 ha të përmbytura ndërsa 30 banesa të izoluara nga uji. Në komunën e Bërdicës janë 800 ha tokë të përmbytura ndërsa 150 banesa me prezencë uji. Aktualisht janë jashtë funksioni 2 Ujësjellësit e Anës së Malit dhe po punohet për riparimin e tyre.
DEKLARATA E MINISTRISE SE BRENDSHME: 2000 HA NEN UJE
Qarku Shkoder :
Nga ndërprerja e reshjeve gjatë ditës sotme niveli i ujit ka rënë rreth 40 cm dhe sipërfaqja nën ujë vijon në kufijtë e 2000 Ha, ndërsa situta në zonë paraqitet si më poshtë:
Komuna Ana e Malit, 201 shtëpi të izoluara nga uji në fshatrat Obot, Muriqan dhe Goricë, ku edhe rrugët e këtyre fshtaravë janë nën ujë, të pakalueshme.
Komuna Dajç, aktualisht 30 shtëpi të izoluara nga uji. Familje të evakuar nga ky fshat janë 10 familje. Rruga Shkodër-Dajç është e kalueshme, me veshtirësi vetëm me mjete të larta.
Komuna Bërdicë, aktualisht shtëpi të izoluara nga uji 115.
Komuna Velipojë. Rruga Shkodër -Velipojë e kalueshme vetëm për mjetet e larta, pasi tek Ura e Gjo Lulit, në segment rreth 200 m ka prezencë uji.
Ng Komisioni i Emergjencave Civile i Qarkut, i cili po monitoron situatën në vijimësi janë marë këto masa:
Është bërë furnizimi me ujë të pijshëm i komunës Ana e Malit me mjetet e PMNZSH-së.
Është dhënë ndihma mjeksore në një rast urgjence shëndetsore në fshatin Obot nga Forcat e FNSH dhe personelit shëndetsor parësor.
Është furnizuar me ujë të pijshëm komuna Bërdicë duke u rivënë në punë stacioni i pompave.
Efektivat e Drejtorisë Policisë së qarkut gjatë gjithë kohës qënë e janë në gatishmëri në ruajtje të qetësisë dhe të pronës. Komisioni i Emergjencave Civile i qarkut nën drejtimin e Prefektes së qarkut vazhdon monitorimin e situatës në bashkëpunim me drejtuesit e njësive vendore dhe struktrave të qarkut për përballimin e situatës krijuar nga reshjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com