TIRANE - Pesë kamionë janë nisur nga selia e Partisë Demokratike me ndihma për banorët në zonat e përmbytura në jug të vendit.

Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor kanë siguruar ndihma nga biznese të ndryshme për tiu shkuar në ndihmë banorëve të përmbytur në zonat e Fierit, Vlorës e në rrethe të tjera të vendit. Ndihmat konsistojnë në ushqime, veshmbathje, detergjentë si dhe ushqim për bagëtitë.

Mësohet se ndalesa e parë do të jetë në fshatrat Ferras dhe Darëzezë, që konsiderohen si më problematiket, e më pas në zona të tjera ku banorët kanë nevojë emergjente për mbështetje. 

pd ndihma
pd ndihma
pd permbytjet

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)