Përmbytjet, PD-qeverisë: Ngri
shtabete emergjencës, përparësi jeta 

Përmbytjet, PD-qeverisë: Ngri<br />shtabete emergjencës, përparësi jeta 
TIRANE - Edmond Spaho nëpërmjet një deklarate nga selia e Partisë Demokratike ka kërkuar që Kryeministri të ngrejë menjëherë Shtabin Qëndror të Emergjencës për shkak të situatës që është krijuar nga dalja e lumenjve nga shtrati.

Nëpërmjet deklaratës për shtyp PD i ka bërë thirrje edhe të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me forcat që kanë dalë në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve që janë bllokuar në banesat e tyre. Po ashtu ndonëse gjatë të gjithë kohës oraganet përkatëse bëjnë pasqyrim të situatës, PD i ka bërë thirrje qeverisë që përveçse duhet të ketë numrin maksimal të forcave të angazhuara në situatën e emergjencës, duhet edhe të raportojë publikisht dhe në mënyrë periodike për gjendjen.
 
Më poshtë deklarata e plotë e Edmond Spaho
 
Situata e përmbytjeve veçanërisht në zonat e Jugut sa vjen e rëndohet. Sipas të dhënave që vijnë në Partinë Demokratike dhe raportimeve në media, jeta e qindra familjeve dhe prona e tyre janë në rrezik ekstrem.

Pavarësisht përpjekjeve të deritanishme të strukturave dhe shtabeve vendore, situata vazhdon të mbetet e papërballueshme. Banorët informojnë shpeshherë se e kanë të pamundur kontaktimin dhe komunikimin me autoritetet.

Partia Demokratike i kërkon kryeministrit të ngrejë menjëherë Shtabin Qendror të Emergjencës, e të shumëfishojë praninë dhe punën e agjensive qeveritare në terren, të mobilizojë të gjitha resurset për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe komuniteteve të përmbytura, dhe të raportojë publikisht, në mënyrë periodike për gjendjen.

U bëjmë thirrje qytetarëve në zonat e përmbytura t’u përgjigjen thirrjeve të autoriteteve për evakuim apo për masa të tjera sipas rastit.

Degët lokale të Partisë Demokratike, deputetët dhe të zgjedhurit vendorë janë në kontakt të përhershëm me banorët dhe do të bashkëpunojnë me autoritetet për të kontribuar në zgjidhjen e vështirësive.

Jeta e qytetarëve dhe prona e tyre janë përparësi absolute.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë