Përmbytjet, PD: Rama jep vetëm
premtime, nuk ka plan masash 

Përmbytjet, PD: Rama jep vetëm<br />premtime, nuk ka plan masash 
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po jep vetëm premtime për situatën e përmbytjeve në vend, ndërsa kërkon nga kryeministri Edi Rama që të verë në jetë një plan konkret masash. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani tha se Qeveria nuk ka marrë ende masat e duhura, ndërkohë që banorët e goditur nga përmbytjet në jug të vendit po kalojnë momente dramatike.

"Ende nuk janë ngritur qendra strehimi, teksa të dëmtuarit po kalojnë netët nëpër shtëpitë e të njohurve.Edi Rama flet për të ardhmen, por konkretisht asnjë masë për qytetarët që janë në qiell të hapur, dhe asnjë masë për gjënë e gjallë e pronat e tyre. Asnjë siguri konkrete nuk është ofruar për dëmshpërblimet.Banorët kanë nevojë për zgjidhje emergjente, tani, në këtë moment dhe nuk kanë nevojë për premtime boshe", tha Ristani. Sipas tij, në Kurvelesh, rreth 1200 banorë, janë pa energji e të bllokuar nga dëbora prej 5 ditësh.


Deklarata e plotë e Arben Ristanit

Banorët e goditur nga përmbytjet në Jug të vendit po kalojnë momente dramatike, ndërkohë që qeveria ende nuk ka marrë masat e duhura. Ende nuk janë ngritur qendra strehimi, teksa të dëmtuarit po kalojnë netët nëpër shtëpitë e të njohurve. Edi Rama flet për të ardhmen, por konkretisht asnjë masë për qytetarët që janë në qiell të hapur, dhe asnjë masë për gjënë e gjallë e pronat e tyre. Asnjë siguri konkrete nuk është ofruar për dëmshpërblimet. Banorët kanë nevojë për zgjidhje emergjente, tani, në këtë moment, dhe nuk kanë nevojë për premtime boshe. Ndërkohë, kemi informacion se në Kurvelesh, rreth 1200 banorë, janë pa energji e të bllokuar nga dëbora prej 5 ditësh. Ata ankohen se nuk po komkunikojnë dot as me autoritetet e as me deputetët e mazhorancës që i përfaqësojnë.

Në Fier në fshatrat Dardhzezë, Hoxharë, Poro e Cerven, gjëndja është katastrofike. Nuk ka asnjë masë konkrete për t’u ardhur në ndihmë banorëve që po vuajnë për strehim e ushqim. Ndërkohë që po humbasin gjënë e gjallë. Në Vlorë, në fshatrat Bishan e Fitore, gjëndja është alarmante. Edhe këtu asnjë masë konkrete nga autoritetet për strehim e ushqim. Vetëm premtime. Në Tepelenë, Memaliaj, Gjirokastër, Përmet, banorët kanë përballuar vetë pasojat e përmbytjeve, pasi nuk është parë asnjë prezencë e strukturave të shtetit. 5 fshatra gjenden krejtësisht të izoluar në Këlcyrë. Ka mungesë energjie në dhjetra komuna. Për fat të keq, situata është dramatike. Dhe nuk kemi asnjë masë konkrete nga Edi Rama, i cili në vend që të përgjigjet për jetën e pronën e qytetarëve, zgjedh të sulmojë opozitën. Ky është realiteti që kërkon zgjidhje konkrete, jo batuta në tweeter e facebook. I përsërisim thirrjen z.Rama, që të vihet në krye të shtabit të emergjensës e të vërë në jetë një plan konkret masash.Një plan të detajuar për lehtësimin e situatës, për tu ardhur në dihmë të evakuarve dhe atyre që janë të izoluar nga përmbytjet, me ushqime, medikamente dhe ushqime për gjënë e gjallë. Dhimbja dhe vuajtja e qytetarëve kërkojnë përgjigje të menjëhershme, jo vëzhgim e premtime të pabesueshme.



Vokshi në zonat e përmbytura: Gjendja alarmante, duhet ndërhyrje
Deputetja Albana Vokshi vizitoi sot zonat e përmbytura të Vlorës dhe Fierit, ku u takua nga afër me banorë të cilët po vuajnë pasoja dramatike të shkaktuar nga reshjet e fundit.

Sipas Partisë Demokratike të dëmtuarit u shprehën se nuk kanë ende një vend ku të strehohen dhe po vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe e ujit të pishëm. Problem serioz është edhe mungesa e ushqimit për gjënë e gjallë, për ato që kanë mundur të shpëtojnë nga përmbytjet.

"Në zonat e Novoselës, Urës së Mifolit, Dardhzezë, Ferras, Levan, u vu re se përpjekjet e strukturave janë të pamjaftueshme. Shpesh këto përpjekje e struktura mungojnë fare. Banorët kanë nevojë për përgjigje të menjëhershme, pasi gjëndja është alaramante. Banorët janë të traumatizuar dhe janë me qindra bagëtitë e mbytura deri më tani ndërkohë që nuk ka asnjë siguri për ditët në vazhdim."- thuhet në njoftimin e PD.

Deputetja Vokshi ka përsëritur kërkesën drejtuar qeverisë për reagim të shpejtë dhe marrjen e masave të menjëhershme për strehim, për ushqim e medikamente, si dhe për ushqim për gjënë e gjallë.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë